Flash News

Bota

Lukashenko: I kërkova Putinit të mos e vriste kreun e Wagner

Lukashenko: I kërkova Putinit të mos e vriste kreun e Wagner

Presidenti i Bjelloruisë, Alexander Lukashenko deklaroi se i ka kërkuar Vladimir Putinit të mos e vriste kreun e grupit mercenary Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Siç raportojnë mediat e huaja, Lukashenko pretendoi se kishte negociuar për t'i dhënë fund kryengritjes së armatosur dhe ka thënë se do të pranojë rebelët e mërguar dhe shefin e Wagner-it, Prigozhin.

"I thashë Putinit: ne mund ta humbim Prigozhin, nuk ka problem; nëse jo në përpjekjen e parë, atëherë në të dytën. Unë i thashë: mos e bëj këtë", deklaroi Lukashenko.

Të fundit