Flash News

Bota

Macron bisedë telefonike me Putin, çfarë u diskutua mes tyre

Macron bisedë telefonike me Putin, çfarë u diskutua mes tyre

Presidenti francez ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin mbrëmjen e sotme pas sulmeve të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Macron ka "kërkuar një përfundim të menjëhershëm" të ofensivës së ushtrisë ruse në Ukrainë.

“Putin dhe Macron patën një “shkëmbim serioz dhe të sinqertë të pikëpamjeve për situatën në Ukrainë. Vladimir Putin, i cili dha shpjegime të gjera përse u mor vendimi për të nisur një operacion special ushtarak”, thuhet në deklaratën e Kremlinit. 

Macron që i kujtoi Putinit se Rusia "po e ekspozonte veten ndaj sanksioneve masive", tha zyra e presidentit.

Ata ranë dakord që të qëndronin në kontakt.

Kjo është telefonata e parë e raportuar mes Putinit dhe një lideri perëndimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Të fundit