Flash News

Bota

Macron dhe von der Leyen bëjnë thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Kazakistan

Macron dhe von der Leyen bëjnë thirrje për t'i

Presidenti francez Emanuel Macro dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thanë se ishin të shqetësuar për përplasjet vdekjeprurëse në Kazakistan gjatë një konference të përbashkët shtypi në Paris ditën e sotme, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe depërshkallëzim të situatës.

"Të drejtat dhe siguria e qytetarëve janë themelore dhe duhet të garantohen. Unë bëj thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe për përmbajtje. BE-ja është e gatshme të ndihmojë ku të mundet", u tha Ursula von der Leyen gazetarëve së bashku me Emmanuel Macron të Francës, i cili tha se mbështet plotësisht komentet e saj.

Presidenti francez tha se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në ish-vendin sovjetik, ku presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha të premten se ai u kishte dhënë urdhër forcave të sigurisë për të qëlluar mbi njerëzit.

Kryengritja e Kazakistanit filloi si protesta në rajonet perëndimore të pasura me naftë kundër heqjes së kufirit shtetëror të çmimit të butanit dhe propanit, por protestat më pas u intensifikuan dhe u përhapën.

Konferenca për shtyp e Macron dhe von der Leyen në Pallatin Elysée shënoi fillimin e presidencës gjashtëmujore franceze të BE-së.

Udhëheqësi francez ka shpallur një axhendë ambicioze për bllokun 27-anëtarësh, duke theksuar se viti 2022 “duhet të jetë një pikë kthese për Evropën”.

Analistët thonë se presidenca e rradhës e BE-së mund t'i shërbejë fushatës së tij të brendshme për një mandat të dytë në detyrë, me më pak se 100 ditë para zgjedhjeve presidenciale të Francës.

Të fundit