Flash News

Bota

Macron e shmangu si term, Zelensky e fton të shohë prova të 'gjenocidit' në Ukrainë

Macron e shmangu si term, Zelensky e fton të shohë prova të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se ka ftuar homologun francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë provat se forcat ruse kanë kryer "gjenocid", një term që Presidenti Emmanuel Macron e ka shmangur.

“Kam biseduar me të dje. Sapo i thashë se dua që ai të kuptojë se kjo nuk është luftë, por asgjë tjetër veç gjenocid. E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Ai do të vijë dhe do të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha ai.

Zelensky gjithashtu mendonte se presidenti amerikan Joe Biden do të vinte në një moment, megjithëse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se nuk ka plane për ta bërë këtë.

Udhëheqësi ukrainas tha se besonte se Macron po i shmangej përdorimit të termit "gjenocid" një term që Biden e ka përdorur tani në lidhje me luftën në Ukrainë - sepse ai mendon se do të dëmtonte shanset për angazhim diplomatik me Rusinë.

 

Të fundit