Flash News

Bota

Macron i jep ’lamtumirën’ kancelares Merkel

Macron i jep ’lamtumirën’ kancelares Merkel

Merkel po largohet nga posti pas gati 16 vitesh si kancelare gjermane dhe vizita në Beaune ishte udhëtimi i saj i fundit në Francë në këtë rol, ku presidenti francez Emannuel Macron i ka dhënë asaj lamturmirën.

Tre partitë politike gjermane që formojnë një koalicion kanë thënë se synojnë të kenë një kancelar të ri në fillim të dhjetorit, raporton Euronews.

“Franca ka mësuar të të njohë dhe më pas të të dojë”, tha Macron, duke renditur arritjet dhe punën e Merkelit me presidentët francezë që ajo ka njohur ndër vite.

Vizita e fundit e Merkelit ishte në qytetin e Beaune në rajonin e verës në Burgundy, ku ata vizituan Hospices of Beaune, një ish-spital i shekullit të 15-të. Presidenti francez François Mitterand dhe kancelari gjerman Helmut Kohl mbajtën më parë një samit franko-gjerman atje në 1993.

Dy liderët evropianë darkuan në Château du Clos de Vougeot, një monument që daton në shekullin e 12-të kur u ndërtua nga murgjit nga abacia Cîteaux në mes të vreshtave të Burgundisë.

 

Të fundit