All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Macron i kërkon Putinit të lejojë evakuimet nga fabrika e çelikut në Mariupol

All - Paragraf - 1

Macron i kërkon Putinit të lejojë evakuimet nga fabrika e

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar udhëheqësit rus që të lejojë vazhdimin e evakuimeve nga fabrika e rrethuar e çelikut Mariupol, në një bisedë telefonike të martën.

All - Paragraf - 3

Macron i kërkoi Putinit të rifillojë evakuimet në uzinën Azovstal, e cila ka shërbyer si strehë për civilët dhe luftëtarët ukrainas, në qytetin juglindor të Ukrainës, tha Pallati Elysee në një deklaratë.

Ai i kërkoi Rusisë të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke i dhënë fund këtij agresioni shkatërrues, duke theksuar rëndësinë e ndikimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, shtoi Elysee.

Më herët të martën, forcat ruse nisën një "sulm të fuqishëm" në fabrikën e çelikut, të mbështetur nga tanke, e cila është një nga xhepat e fundit të rezistencës ukrainase në Mariupol, shkruan Euronews

Qindra civilë mendohet se mbeten të bllokuar në kompleksin industrial të epokës sovjetike, pavarësisht përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për t'i evakuuar ata këtë javë.

Macron përsëriti gjithashtu gatishmërinë e tij për të punuar mbi kushtet për një zgjidhje të negociuar të luftës, e cila do të përfshinte respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe përsëriti kërkesën e tij të deklaruar shpesh për një armëpushim, thuhet në deklaratë.

Të fundit