Flash News

Bota

"Macron, jo diktaturës shëndetësore"/ Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër masave anti-Covid në Francë

"Macron, jo diktaturës shëndetësore"/ Dhjetëra

Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Franës ditën e shtunë për të protestuar kundër rregullave të reja të koronavirusit, të shpallura nga qeveria në fillim të kësaj jave.

Masat përfshijnë vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe një detyrim për qytetarët që të jenë të pajisur me një leje për shëndetin në shumicën e vendeve publike.

Leja e shëndetit u jepet atyre që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 ose që kanë testin negativ të 48 orëve të fundit.

Në pankarta e protestuesëve shkruhej: "Jo vaksinimit të detyrueshëm, liria e shkelur!", "Macron, jo diktaturës shëndetësore".

Qeveria franceze thotë se masat e reja janë të nevojshme për të frenuar variantin Delta, i cili po nxit një valë të infeksioneve të reja në vend.

Të premten, autoritetet e shëndetit publik raportuan mbi 10,900 raste të reja - kjo është pothuajse një rritje trefish krahasuar me mesin e qershorit.

Burimi: Euronews

Të fundit