Flash News

Bota

Macron njofton masa të reja për të nxitur vaksinimin me dozën e tretë

Macron njofton masa të reja për të nxitur vaksinimin me

Emmanuel Macron ka njoftuar masa të reja për të inkurajuar të moshuarit që të marrin  dozën të tretë kundër koronavirusit, si një përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të infeksioneve dhe shtrimeve në spital në Francë.

Në një fjalim televiziv, presidenti francez tha se nga mesi i dhjetorit, do të nevojitet një injeksion përforcues në mënyrë që personave mbi 65 vjeç t'u zgjatet leja shëndetësore.

Që nga shtatori, ilaçet përforcuese me një dozë kanë qenë të disponueshme për të moshuarit, më të riksuarit dhe punonjësit e kujdesit dhe shëndetësisë, por marrja ka qenë e ngadaltë. Deri në fundjavën e kaluar vetëm 3.4 milionë nga 7.7 milionë që janë të kualifikuar kishin marrë doza të treta.

Doza e tretë e vaksinimit është e nevojshme për të kompensuar efikasitetin në rënie me kalimin e kohës të të gjitha vaksinave kundër COVID-19.

"Ne duhet t'i shpejtojmë gjërat. Nga 15 dhjetori, do t'ju duhet prova e një përforcuesi për të zgjatur vlefshmërinë e lejes suaj shëndetësore", tha Macron, raportojnë mediat e huaja.

Macron shtoi se 50 deri në 64-vjeçarët do të kenë të drejtë për një dozë përforcuese që nga fillimi i dhjetorit, duke shprehur shqetësimin për rishfaqjen e rasteve të koronavirusit, të cilat ai tha se ishin rritur me 40% brenda një jave.

Duke e përshkruar rritjen e numrit të rasteve si një "sinjal alarmi" për vendin, presidenti tha se vala e pestë e COVID-19 kishte filluar në Evropë dhe u kërkoi të gjithëve të vaksinohen - duke përmendur gjashtë milionë njerëz në Francë që ende nuk e kryejnë atë.

Të fundit