Flash News

Bota

Makina hyn mes turmës së karnavaleve në Belgjikë, 6 viktima

Makina hyn mes turmës së karnavaleve në Belgjikë, 6 viktima

Një automjet u fut mes një turme në jug të Belgjikës, duke lënë 6 të vdekur dhe disa të plagosur.

BBC raporton se incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies. Makina raportohet se u përplas me shpejtësi të lartë në një grup prej rreth 60 personash që po përgatiteshin të merrnin pjesë në një paradë karnavalesh të dielën.

Disa persona janë plagosur rëndë dhe disa janë në gjendje kritike. Rrethanat e sulmit janë duke u hetuar, por policia tha se një sulm terrorist ishte përjashtuar.

"Është një aksident, një tragjik. Makina goditi grupin dhe u përpoq të vazhdonte, por u ndalua shpejt nga policia," tha zëdhënësja e policisë.

Shoferi dhe personat e tjerë në makinë janë ndaluar.

Të fundit