Flash News

Bota

Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës tanke sovjetike

Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës tanke sovjetike

Anëtari më i ri i NATO-s, Maqedonia e Veriut, po i jep disa tanke beteje sovjetike Ukrainës, ndërsa ajo përgatitet të modernizojë mbrojtjen e saj në përputhje me standardet e Aleancës, tha ministria e mbrojtjes.

Maqedonia e Veriut ka ende rreth 30 tanke luftarake sovjetike T-72, por numri që i është dhënë Ukrainës nuk është specifikuar.

Një video e publikuar nga agjencia e lajmeve Makfax tregonte disa nga automjetet në kamionë transportues teksa po kalonin nëpër fshatin Kriva Pallankë afër kufirit bullgar.

 

Të fundit