Flash News

Bota

Masa të reja nga 18 dhjetori për të gjithë ata që futen në Greqi

Masa të reja nga 18 dhjetori për të gjithë ata që futen

Autoritetet greke kanë njoftuar masa të reja anti-covid, sipas të cilave të gjitha ata qytetarë që do hyjnë në Greqi nga 18 dhjetori do të mund të karantinohen vetëm për tre ditë.

"Karantina e detyrueshme parandaluese për ata që udhëtojnë nga jashtë në Greqi dhe hyjnë në vend nga 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 është e kufizuar, nga 10 të njoftuara, në 3 ditë", tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Qeveria e mori këtë vendim, pasi kohët e fundit ka pasur reagime të forta nga të gjithë ata persona që dëshironin të ktheheshin në Greqi nga jashtë dhe ishin të detyruar të qëndronin në karantinë për dhjetë ditë.

Masat paraprake për hyrjen në vend, siç thonë ata, ishin tashmë të rrepta me detyrimin për të paraqitur një test negativ të koronavirusit.

Të fundit