Flash News

Bota

Mbappé shkëlqen në La Liga dhe lë pas legjendën Ronaldo

Mbappé shkëlqen në La Liga dhe lë pas legjendën

Sulmuesi francez Kylian Mbappé është shndërruar tashmë në një nga figurat kyçe të Real Madridit këtë sezon. 

Në 21 paraqitje në La Liga, Mbappé ka realizuar plot 21 gola, ndërsa ka kontribuar edhe me katër asistime për bashkëlojtarët e tij.

Këto shifra e vendosin atë në krye të listës së sulmuesve më produktivë në kampionatin spanjoll dhe konfirmojnë rolin e tij vendimtar në ambiciet e Real Madridit për trofe.

Së fundmi, gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka publikuar një krahasim që ka ngjallur debat të madh në botën e futbollit, duke vendosur përballë Mbappén dhe një prej ikonave më të mëdha të historisë së këtij sporti – Ronaldon brazilian.

Sipas statistikave të publikuara, Mbappé ka shënuar tashmë 415 gola në karrierë, një më shumë se Ronaldo “Fenomeni”, i cili e mbylli karrierën me 414 gola.

Ky fakt e bën edhe më të veçantë arritjen e sulmuesit francez, sidomos duke pasur parasysh moshën e tij. Vetëm 27 vjeç, Mbappé ka ende shumë vite përpara për të përmirësuar ndjeshëm bilancin e golave dhe për të ndërtuar një trashëgimi edhe më të madhe në futbollin botëror.

 

Të fundit