Flash News

Bota

Mbërrijnë në Itali dozat e para të vaksinës anti-covid

Mbërrijnë në Itali dozat e para të vaksinës anti-covid
Foto nga kamioni me dozat e vaksinave

Mbërrijnë edhe në Itali dozat e para të vaksinave anti-covid nga kompanitë Pfizer dhe Biontech.

Sipas mediave italiane, kanë mbërritur 9,750 dozat e para të dërguara fillimisht në spitalin Spallanzani të Romës të shoqëruar nga mjetet e karabinierëve.

"Furgoni nga Belgjika arriti në Itali me dozat e para të vaksinës anti Covid. Ne kishim thënë që para fundit të vitit do të fillonim vaksinimet dhe kështu do të jetë. Vaksinat e para do të jenë për stafin tonë mjekësor që punon çdo ditë për të kursyer jetët njerëzore, duke vënë jetën e tyre në rrezik ", tha Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në Facebook. 

Afati maksimal i ruajtjes së produktit është 30 ditë në temperaturat -70 gradë Celsius por deri në pesë ditë mund të ruhen edhe në kushte frigoriferike midis 2 dhe 8 gradë celcius.

Transferimi në spitale do të nisë të shtunën ndërsa vaksinimi për të gjitha vendet e BE fillon njëkohësisht në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor.

Të fundit