Flash News

Bota

Mbi 190 viktima nga përmbytjet në Evropën Perëndimore, pritet miratimi i ndihmës financiare për të dëmtuarit

Mbi 190 viktima nga përmbytjet në Evropën Perëndimore,

Numri viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore ka shkuar në mbi 190. Përpjekjet për të gjetjen e trupave të pajetë dhe pastrimin e zonave ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Reshjet e shiut bënë që lumenjtë e vegjël të dilnin nga shtrati dhe të shkaktonin përmbytje me pasoja katastrofike, raporton AP.

Ndërsa komunitetet lokale po diskutojnë për rindërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës së shkatërruar siç është sistemi i ujit, kabineti i kancelares Angela Merkel është i vendosur të hartojë paketën financiare të ndihmës së menjëhershme të mërkurën.

Udhëheqësit që janë përballur me pasoja të tilla të rënda nga kushtet ekstremte të motit janë shprehur se kjo vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Të fundit