Flash News

Bota

Mbi 2,79 miliardë vaksina të kryera në të gjithë botën

Mbi 2,79 miliardë vaksina të kryera në të gjithë

Më shumë se 2.79 miliardë doza vaksinash janë kryer në të gjithë botën, e barabartë me 36 doza për çdo 100 persona. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vendet e zhvilluara, me disa shtete që ende nuk kanë raportuar asnjë dozë të vetme.

Të dhënat janë mbledhur nga burime qeveritare nga projekti Bota jonë në të dhëna në Universitetin e Oksfordit.

Kina kryeson për nga numri global me mbi 1,1 miliardë doza të vaksinave, e ndjekur nga SHBA-ja me 319,87 milionë. India ka kryer 293,37 milionë vaksina, Brazili 91,59 milionë, Britania e Madhe 75,19 milionë, Gjermania 69,52 milionë, Franca 48,99 milionë dhe Italia 47,72 milionë.

Turqia renditet e nënta në listë me mbi 45,2 milionë doza të administruara, e ndjekur nga Meksika, Spanja, Indonezia dhe Rusia.

Numri i vaksinave të kryera ka tejkaluar atë të popullsisë në 11 vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Maltën, San Marinon dhe Izraelin.

Vendi me më shumë doza të administruara krahasuar me numrin e popullsisë është Emiratet e Bashkuara Arabe me 148,99 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i të vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.

Burimri: The New York Times

Të fundit