Bota

Mbi 3.8 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën, variantet e reja rrisin shifrat në disa shtete

Mbi 3.8 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë

Mbi 3,8 milionë viktima dhe afërisht 179 mln raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar deri më tani në të gjithë botën. Ndërsa numri i të shëruarëve është më shumë se 163 milionë banorë, sipas Worldmeter.

Pesë shtetet më të goditura në të gjithë botën janë: SHBA-ja, India, Brazili, Franca dhe Turqia. Temperaturat e larta të stinës së verës dhe procesi i vaksinimit kanë sjellë përmirësim të situatës në disa shtete, ndërsa variantet e reja e kanë përkeqësuar situatën në të tjera vende.

Në Indi, Rusi dhe Mbretërinë e Bashkuar numri i infeksioneve të reja me Covid-19 mbetet i lartë. India ka regjistruar më shumë se 30 mijë raste të reja në 24 orët e fundit.

Të fundit