All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Mbi 40 mijë viktima me Covid-19, kancelarja Merkel: Javët e ardhshme më të vështira

All - Paragraf - 1

Mbi 40 mijë viktima me Covid-19, kancelarja Merkel: Javët e ardhshme

Situata e Covid-19 duket se është e vështirë edhe në Gjermani, teksa numri i viktimave është shtuar ndjeshëm.

All - Paragraf - 3

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 465 të vdekur me Covid-19 në këtë shtet teksa numri i viktimave që prej shpërthimit të pandemisë ka kaluar shifrën 40.000.

Mbi 40 mijë viktima me Covid-19, kancelarja Merkel: Javët e ardhshme

Kancelarja, Angela Merkel ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të jenë edhe “më të vështira”. Afro 2 milionë persona janë infektuar deri tani në Gjermani dhe vetëm të shtunën u regjistruan 17 mijë raste të reja. Gjermania e kaloi më mirë se shumë vende të tjera evropiane valën e parë të pandemisë në pranverë, por ajo është goditur rëndë nga vala e dytë.

Shteti gjerman ka mbyllur shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore, mjediset e kulturës dhe ato të kohës së lirë deri të paktën më 31 janar me shpresën për të ngadalësuar përhapjen. Ashtu si vendet tjera të BE-së, ajo filloi të vaksinojë qytetarët kundër COVID-19 në fund të dhjetorit me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Të fundit