Flash News

Bota

Mbi 4.3 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën, India raporton numrin më të lartë të infeksioneve ditore

Mbi 4.3 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë

Shifrat me Covid-19 janë rritur në të gjithë botës, pas konfirmimit të varianteve të reja. Pavarësisht vaksinimeve, situata është përkeqësuar, çka i ka detyruar shtetet të ashpërsojnë kufizimet.

Worldmeter raporton se numri i rasteve me koronavirus në rang global ka shkuar mbi 207 milionë. Ndërsa ai viktimave është 4,363,727. Pesë shtetet më të goditura janë: SHBA-ja, India, Brazili, Rusia dhe Franca.

Numrin më të lartë të rasteve të reja në 24 orët e fundit e ka raportuar India me mbi 35 mijë infeksione, por dhe Rusia me Francën kanë më shumë se 22 mijë secila.

Ndërsa numrin më të lartë të viktimave ditore nga këto pesë shtete e ka Rusia me mbi 800 jetë të humbura.

Ndërsa numrin më të lartë të viktimave që prej fillimit të pandemisë e ka regjistruar SHBA-ja me afërsisht 640 mijë jetë të humbura.

Me rritje të shifrave pas konfirmimit të variantit Delta është përballur edhe vendi ynë. Sot numri i rasteve të reja ishte mbi 400. E njëjta gjë po ndodh dhe në Kosovë, si dhe në vendet e rajonit.

Të fundit