Flash News

Bota

Mbi 54 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

Mbi 54 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

Numri i personave që kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit në të gjithë botën ka arritur në 1,312,000 raste, sipas Reuters.

Ndërkohë i njëjti burim bën me dije se zyrtarisht që nga nisja e pandemisë janë infektuar 54,018,000 persona nga të cilët 34,324,500 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga pandemia, si në numrin e infektimeve ku janë 10,745,524 raste, ashtu edhe me numrin e viktimave ku janë shënuar 244,364 të vdekur.

Ato ndiqen nga Brazili, India e më pas Meksika dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në 24 orët e fundit, janë SHBA me 1,596 viktima, Franca me 932 viktima dhe Meksika me 568 viktima.

Të fundit