Flash News

Bota

Mbytet varka në brigjet e Panamasë, humb jetën vajza 8-vjeçare

Mbytet varka në brigjet e Panamasë, humb jetën vajza

Një varkë me 19 emigrantë nga Amerika e Jugut të bllokuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara u mbyt në brigjet e Panamasë teksa po ktheheshin në vendet e tyre, duke shkaktuar vdekjen e një vajze 8-vjeçare venezueliane, thanë autoritetet të shtunën.
Varka u fundos "për shkak të valëve të forta të shkaktuara nga moti i keq" në ujërat e Karaibeve në verilindje të Panamasë, tha shërbimi kufitar Senafront i vendit.
Në bord ishin emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia, dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Përveç vajzës që vdiq, të tjerët u shpëtuan të gjithë, tha Senafront.

Emigrantët po ktheheshin në shtëpi nga Meksika dhe vendet e Amerikës Qendrore pasi hoqën dorë nga përpjekja për të hyrë në Shtetet e Bashkuara prej vendimeve të Presidentit Donald Trump ndaj hyrjeve të paligjshme.
 

Të fundit