Flash News

Bota

Më shumë se 1700 të arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi

Më shumë se 1700 të arrestuar në protestat kundër

Më shumë se 1700 persona janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi.

Më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.

Mijëra persona u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.

"Jo luftës" ishte shkruar ne pankartat e tyre në portën e përparme të dhomës së ulët të parlamentit rus.

"Kam miq atje. Të afërmit dhe të dashurit e mi jetojnë në Ukrainë," tha Anastasia Nestulya, 23, për AFP në Moskë.

 

Të fundit