Flash News

Bota

“Më tha se është e sigurt”, vrasja e kineastes në sheshin e xhirimit, rrëfehet Alec Baldwin: Kush ma dha armën   

“Më tha se është e sigurt”, vrasja e kineastes

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur në sheshin e xhirimit, ku aktori Alec Baldwin qëlloi dhe vrau drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin.

Arma që aktori Alec Baldwin e shkrepi në mënyrë fatale gjatë xhirimeve të një filmi, iu dha nga një drejtor asistent, i cili i tha se mjeti ishte i sigurt, thonë dokumentet e gjykatës, shkruan BBC.

Drejtori asistent i paidentifikuar nuk e dinte se arma përmbante municion të vërtetë dhe la të kuptohej se nuk ishte e mbushur duke thënë me zë të lartë “armë e ftohtë”, thuhet në dokumente.

Drejtorja e fotografisë, Halyna Hutchins, u qëllua në mënyrë fatale në gjoks në incidentin e së enjtes gjatë xhirimit të filmit “Rust”.  

Aktori 63-vjeçar u mor në pyetje nga organet e sigurisë, por ende ndaj askujt nuk janë ngritur akuza për incidentin. Ai ka deklaruar se është duke bashkëpunuar  plotësisht me policinë lokale.

“Zemra ime është e thyer për bashkëshortin e saj, djalin e tyre dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë dashur Halyna-n. Nuk ka fjalë që mund t’i përshkruajnë tmerrin dhe pikëllimin tim për aksidentin tragjik që ia mori jetën Halya Hutchins-it, një bashkëshorte, nënë dhe kolege shumë e admiruar e jona”, shkroi ai në Twitter.

Të fundit