Flash News

Bota

Melanie Trump reagon për herë të parë pas humbjes: Çdo votë e ligjshme duhet të numërohet

Melanie Trump reagon për herë të parë pas humbjes:
Foto Ilustruese/ Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie

Zonja e Parë ende në detyrë e SHBA-ve, Melanie Trump, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së bashkëshortit të saj në zgjedhjet presidenciale.

Përmes një reagimi në Twitter, duket se Melanie e mbështet plotësisht Donald Trump në pretendimet e tij për të nisur betejën ligjore për rinumërim të votave.

Zonja e Parë ende në detyrë shprehet se çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, dhe se populli amerikan meriton zgjedhje të drejta.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme – jo e paligjshme – duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkruan Melania Trump.

Kujtojmë se, Donald Trump nuk e ka pranuar ende humbjen në zgjedhje, duke thënë se beteja për presidencialet do të vijoi në Gjykatë.

Melanie Trump reagon për herë të parë pas humbjes:

Të fundit