Flash News

Bota

Merkel harron maskën në foltoren e Kuvendit, vrapon për ta marrë

Merkel harron maskën në foltoren e Kuvendit, vrapon për ta

Një video e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila harron të vendosë maskën pas një fjalimi në parlament, po bën xhiron e rrjetit.

Gjatë një seance parlamentare, Merkel ka harruar maskën në foltoren e Kuvendit dhe pasi e ka kuptuar është ngritur nga karrigia me nxitim për ta marrë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur Merkel foli para Bundestagut, duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së Covid-19 në Gjermani.

“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm”, tha kancelarja më 11 shkurt.

Merkel u kthye shpejt për të marrë përsëri maskën, por sjellja e saj ka ngjallur reagime të shumta, duke e bërë videon virale.

Të fundit