Flash News

Bota

Mes kritikave, Biden takon princin e kurorës saudite

Mes kritikave, Biden takon princin e kurorës saudite

Presidenti i SHBA Joe Biden është takuar me zyrtarë të lartë, përfshirë princin e kurorës Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite, pavarësisht kritikave të mëparshme për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Biden u përshëndet me një goditje me grusht nga princi i kurorës, teksa mbërriti në pallatin mbretëror në Jeddah të premten.

Deri më tani, presidenti amerikan kishte refuzuar të fliste me Princin Mohammed, trashëgimtarin e supozuar të fronit që aktualisht mbahet nga babai i tij, Mbreti Salman. Biden ka qenë një kritik i zëshëm i mbretërisë së pasur me naftë për abuzimet e të drejtave të njeriut, veçanërisht për vrasjen e Khashoggi.

Udhëtimi është krijuar për të rivendosur marrëdhëniet e SHBA me Riadin, ndwrsa furnizimi me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimi për sigurinë janë parashikuar tw diskutohen në axhendë.

Presidenti po synon të zgjerojë integrimin e Izraelit në rajon, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar kërcënimin nga Irani.

Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë rajonalë, ndërsa Izraeli e konsideron Iranin armikun e tij më të rrezikshëm.

 

Të fundit