Flash News

Bota

Mijëra hungarezë protestuan kundër ndërtimit të një universiteti kinez në Budapest, frikë se do të rrisë ndikimin e Pekinit

Mijëra hungarezë protestuan kundër ndërtimit të
Foto ilustruese

Mijëra hungarezë protestuan kundër planeve për ndërtimin e një universiteti kinez në Budapest. Me pankarta në duar, ku shkruhej "tradhëti", ata thanë se fondet duhet të përdoren "për të përmirësuar universitetet tona në vend që të ndërtojmë një kinez".

Kundërshtarët liberalë të kryeministrit nacionalist Viktor Orban e akuzojnë atë për bashkëpunim me qeverinë kineze dhe kanë frikë se kampusi mund të ulë cilësinë e arsimit të lartë dhe të ndihmojë Pekinin të rrisë ndikimin e tij në Hungari dhe Bashkimin Evropian, raporton BBC.

Qeveria nënshkroi një marrëveshje me Universitetin Fudan me qendër në Shangai në Prill për të ndërtuar një kampus në Budapest.

Të fundit