Flash News

Bota

Milani mposht Interin në derbin e zjarrtë

Milani mposht Interin në derbin e zjarrtë

 

Milan ka korrur fitore në derbin e madh ndaj rivalit të qytetit Interit, në stadiumin “San Siro”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri arritën të sigurojnë një fitore shumë të rëndësishme ndaj rivalit të përjetshëm.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 35-të, kur Pervis Estupinan realizoi pas asistimit të Youssouf Fofana, duke dërguar topin në këndin e majtë të portës dhe duke i dhënë epërsinë kuqezinjve . 

Zikaltërit u përpoqën që të barazonin llogaritë, por përballë kishin një kundërshtar që qëndronte mbrapa, duke mos lejuar hapësira.

Ekipi i Allegrit mbrojti deri në fund rezultatin me fanatizëm, duke marrë një sukses të çmuar.

Kjo fitore rihap garën për titull, pasi Milan tashmë shkurton në -7 diferencën ndaj Interit kryesues.

 

 

Të fundit