Flash News

Bota

Ministri Reznikov: Ukraina është një anëtar de facto i NATO-s

Ministri Reznikov: Ukraina është një anëtar de facto i

Ukraina është bërë një anëtare de fakto e aleancës ushtarake të NATO-s, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes, pasi vendet perëndimore, dikur të shqetësuara se ndihma ushtarake mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia, tashmë kanë ndryshuar "qasjen e të menduarit".

Në një intervistë me BBC, Oleksii Reznikov tha se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armët e kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia dukej se po përgatiteshin për ofensiva të reja në pranverë.

"Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli. Ukraina si vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare e NATO-s. De fakto, jo de jure [me ligj]. Sepse ne kemi armatim dhe kuptojmë se si t'i përdorim ato", tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin e tij në Ukrainë si një betejë ekzistenciale kundër vendeve perëndimore që duan të dobësojnë Rusinë. Ukraina, për vite me radhë, ka kërkuar të bashkohet me NATO-n, diçka që presidenti Putin e ka përshkruar si një kërcënim sigurie për Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shtyrë për pranim të shpejtë, por është e paqartë nëse anëtarësimi i plotë është diçka që anëtarët e aleancës do ta konsiderojnë seriozisht edhe pas përfundimit të luftës, pavarësisht premtimeve për mbështetje.

NATO është një aleancë e SHBA-së dhe 29 vendeve evropiane, e formuar pas Luftës së Dytë Botërore. Neni 5 i traktatit të tij thotë se "një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve".

Të fundit