Flash News

Bota

Moderna aplikon sot për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Moderna aplikon sot për autorizim emergjent të vaksinës

Kompania farmaceutike Moderna synon të aplikojë ditën e sotme në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SH.B.A.-së për autorizimin e vaksinës së saj të Covid-19.  

Kompania do t'i kërkojë FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e Covid-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

 "Kjo është e habitshme. Këto janë të dhëna të mahnitshme", tha dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA.

Moderna do të aplikojnë për autorizimin e përdorimit emergjent të FDA për vaksinat e koronavirusit, shkruan CNN.

Moderna do të bëhet kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë koronavirusi. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë të njëjtin efikasitet të lartë.

 FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e Pfizer dhe Moderna.

Në javët e fundit, rezultatet pozitive të vaksinave kanë ngjallur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka goditur ekonomitë, dhe ka marrë më shumë se 1.45 milion jetë në të gjithë botën.

Të fundit