Flash News

Bota

Moderna konfirmon se vaksina e saj funksionon për 12-vjeçarët

Moderna konfirmon se vaksina e saj funksionon për 12-vjeçarët
Foto ilustruese

Moderna tha të martën se vaksina e saj kundër Covid-19 mbron fuqimisht fëmijët e moshës 12 vjeç. Ky rezultat mund të bëjë që SHBA-ja ta përdorë këtë vaksinë si opsionin e dytë për atë grupmoshë.

Edhe pse shumica e vendeve të botës po përpiqen të vaksinojnë të rriturit, në fillim të këtij muaji, SHBA-ja dhe Kanadaja autorizuan vaksinën e Pfizer për t'u përdorur duke filluar nga mosha 12-vjeç.

Moderna tha se do të paraqesë të dhënat e saj e vaksinës së saj për adoleshentët në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

Gjetjet paraprake të provave treguan se vaksina shkaktoi të njëjtën mbrojtje imunitare sikurse te të rriturit. Gjithashtu edhe të njëjtin lloj efektesh anësore të përkohshme, siç janë dhembja e krahut, e kokës dhe lodhja.

Ndërsa fëmijët kanë shumë më pak gjasa se të rriturit të sëmuren rëndë nga Covid-19, ata përfaqësojnë rreth 14% të rasteve të koronavirusit në SHBA, raporton AP.

Të fundit