Flash News

Bota

Moldavia shpall ‘non-grata’ diplomatin rus pas hetimeve për spiunazh

Moldavia shpall ‘non-grata’ diplomatin rus pas hetimeve për

Ministria e Jashtme e Moldavisë ka shpallur persona non grata një punonjës të ambasadës ruse në Kishinau dhe i ka dhënë 48 orë kohë për t'u larguar nga vendi.

Masa vjen disa orë pasi autoritetet në Kishinau arrestuan dy zyrtarë moldavë pas një bastisjeje nga forcat e sigurisë në ambientet e parlamentit lidhur me një hetim spiunazhi.

Ambasadori rus Oleg Vasnetsov "u thirr sot në Ministrinë e Jashtme dhe iu dorëzua një notë për shpalljen e një punonjësi të ambasadës persona non grata," tha ministria në një deklaratë më 1 gusht, duke shtuar se masa u nxit nga autoritetet moldave duke marrë "informacione dhe prova” që vërtetojnë se diplomati rus ka kryer “aktivitete të papajtueshme me statusin diplomatik në territorin e Moldavisë”.

Masa për të dëbuar diplomatin rus të paidentifikuar erdhi menjëherë pasi agjentët e Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavisë (SIS) dhe Zyrës së Prokurorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Çështjeve Speciale (PCCCOCS) kontrolluan ndërtesën e parlamentit të Moldavisë dhe arrestuan një punonjës të legjislaturës dhe një zyrtar i policisë kufitare i dyshuar për tradhti dhe komplot.

Të dy, të cilët sipas ligjit moldav mund të mbahen për 72 orë, dyshohet se kanë mbledhur dhe i kanë dhënë një punonjësi të ambasadës ruse në Kishinau informacione që dëmtojnë interesat e Moldavisë.

Të fundit