Flash News

Bota

Moti ekstrem në Evropë, mbi 150 viktima në Gjermani dhe në Belgjikë

Moti ekstrem në Evropë, mbi 150 viktima në Gjermani dhe në

Evropa është goditur nga stuhitë e shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar më shumë se 150 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur.

Sipas Euronews, deri të shtunën, ujërat po tërhiqeshin në pjesën më të madhe të rajoneve të prekura, por zyrtarët kishin frikë se mund të gjendeshin më shumë trupa në makinat dhe kamionët që u morën me vete nga stuhia.

Gjermania ka mbajtur barrën më të madhe të motit ekstrem, me të paktën 133 njerëz të vdekur në dy shtete. Transmetuesi belg RTBF njoftoi se numri i të vdekurve në Belgjikë u rrit në 27 deri të shtunën.

Presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier planifikoi të udhëtonte drejt Erftstadt në shtetin e Nordrhein-Ëestfalen, ku nisi një përpjekje masive shpëtimi të premten.

Kryeministri belg Aleksander De Croo dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të vizitojnë rajonet më të prekura të vendit të Shtunën në mëngjes. Shumë zona ishin ende pa energji elektrike dhe shërbim telefonik.

Franca, Hollanda dhe Zvicra gjithashtu janë goditur nga përmbytjet, ndër fenomenet më të rënda të Evropës që do të mbahen mend gjatë.

Të fundit