Flash News

Bota

Moti ekstrem, Spanja miraton pushime me pagesë për punonjësit

Moti ekstrem, Spanja miraton pushime me pagesë për punonjësit

Qeveria e Spanjës ka miratuar një ligj të ri që ofron deri në katër ditë pushim me pagesë për punonjësit, nëse ata nuk mund të shkojnë në punë për shkak të kushteve të rrezikshme të motit ekstrem. Ky ligj, i njohur si "leja klimatike", është miratuar të enjten nga Këshilli i Ministrave me qëllimin për të garantuar sigurinë e qytetarëve gjatë katastrofave natyrore.

Ligji u testua për herë të parë pas përmbytjeve katastrofike që ndodhën në fund të tetorit, të njohura si ngjarja "DANA", dhe tani do të aplikohet në të gjithë territorin e Spanjës. Masat e reja mbrojnë të drejtat e punonjësve, duke u mundësuar atyre të mos shkojnë në punë kur ka alarme për katastrofa natyrore që mund të rrezikojnë jetën e tyre.

Ky ligj, i frymëzuar nga një legjislacion i ngjashëm në Kanada, do të bazohet në paralajmërimet nga autoritetet për katastrofat klimatike dhe meteorologjike. Pushimi klimatik pritet të hyjë në fuqi sapo të publikohet në Fletoren Zyrtare të Shtetit dhe të verifikohet nga Kongresi i Deputetëve.

Ligji i ri vjen pas një serie përmbytjesh masive që ndodhen në rajonin e Valencias, të cilat lanë të vdekur më shumë se 200 persona dhe shkaktuan dëme të mëdha. Më shumë se 2.3 miliardë euro do të alokohen për të mbështetur viktimat e kësaj tragjedie, dhe disa kompani janë kritikuar për detyrimin e punonjësve të vazhdojnë punën gjatë kushteve të rrezikshme.

Të fundit