Flash News

Bota

NASA do të nisë dy misione eksplorimi në Venus

NASA do të nisë dy misione eksplorimi në Venus

NASA ka njoftuar mision në fqinjin më të afërt të Tokës, Venus. Administratori i ri i NASA-s, Bill Nelson, njoftoi misionet që do të realizohen.

Një mision i quajtur "DaVinci Plus" do të analizojë atmosferën e dendur të Venusit, për të përcaktuar nëse në këtë planet ka pasur ndonjëherë oqean apo jetë.

Misioni tjetër, "Veritas" do të hartojë sipërfaqen e planetit për të ndihmuar në përcaktimin e historisë së tij gjeologjike dhe pse u zhvillua kaq ndryshe nga Toka.

Çdo mision, duke filluar diku rreth vitit 2028 deri në 2030, do të kushtojë 500 milion dollarë.

SHBA-ja dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë dërguar anije të shumta kozmike në Venus. Uljet e fundit në Venus ishin misionet e ish-Bashkimit Sovjetik Vega 1 dhe Vega 2, të cilat prekën sipërfaqen në qershor 1985.

Të fundit