Flash News

Bota

NASA lëshon “Artemis” drejt Hënës, pse është i rëndëishëm ky mision

NASA lëshon “Artemis” drejt Hënës, pse

Agjencia amerikane e hapësirës Nasa ka lëshuar raketën e saj më të madhe ndonjëherë nga Kepi Canaveral në Florida.

“Artemis”, 100 metra e gjatë u ngrit drejt qiellit. Objektivi është të hedhë një kapsulë astronauti në drejtim të Hënës.

Kjo anije kozmike, e njohur si Orion, është pa ekuipazh për këtë fluturim të veçantë, por nëse gjithçka funksionon siç duhet, njerëzit do të ngjiten në bord për misionet e ardhshme që shkojnë në sipërfaqen hënore.

Fluturimi i së mërkurës erdhi pas dy përpjekjesh të mëparshme në gusht dhe shtator, të cilat u ndërprenë gjatë numërimit mbrapsht për shkak të defekteve teknike.

Por çështje të tilla u tejkaluan me këtë rast dhe Sistemit të Nisjes Hapësinore, siç quhet shpesh raketa, u nis më 01:47 me kohën lokale (06:47 GMT).

Video

Të fundit