Flash News

Bota

Ndahet nga jeta ish-senatori amerikan, Harry Reid

Ndahet nga jeta ish-senatori amerikan, Harry Reid

Ish-udhëheqësi demokrat i Senatit, Harry Reid, i cili udhëhoqi betejat epike legjislative gjatë tre dekadave në Kongres, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sipas CNN, lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e Reid, Landra Reid. "Jam zemërthyer për të njoftuar vdekjen e bashkëshortit tim, ish-udhëheqësit të shumicës në Senat, Harry Reid. Ai vdiq i qetë pasditen e sotme, i rrethuar nga familja jonë, pas një beteje të guximshme, katërvjeçare me kancerin e pankreasit," tha ajo në një deklaratë të martën.

Reid u ngrit nga fillimet modeste në Searchlight, Nevada, për t'u bërë politikani më i fuqishëm në historinë e Nevada, duke mbyllur karrierën e tij politike si udhëheqësi demokrat në Senat, i përfshirë tetë vjet në shumicë.

Presidenti Joe Biden, i cili shërbeu me Reid në Senat, e quajti atë një nga "udhëheqësit më të mëdhenj të shumicës së Senatit të të gjitha kohërave në historinë tonë" në një deklaratë të martën.

"Ai ishte udhëheqësi im, mentori im, një nga miqtë e mi më të dashur," tha në një deklaratë të martën në mbrëmje, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një demokrat nga Nju Jorku. "Ai ka ikur, por ai do të ecë në krah të shumë prej nesh në Senat çdo ditë."

Ish-presidenti Barack Obama publikoi një letër që i kishte shkruar Reid para vdekjes së tij në vend të një deklarate. “Unë nuk do të isha president nëse nuk do të ishte inkurajimi dhe mbështetja juaj dhe nuk do të kisha arritur shumicën e asaj që bëra pa aftësinë dhe vendosmërinë tuaj”, shkroi Obama.

Të fundit