Flash News

Bota

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare gruaja parë e Donald Trump

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare gruaja parë e

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Ajo është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Manhattan, pasditen e kësaj të enjteje dhe dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një infarkti.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, postoi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

Zonja Trump, e cila ka lindur në Republikën Çeke, u martua me ish-presidentin në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë në 1992.

Ata kishin tre fëmijë së bashku - Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.

 

 

Të fundit