Flash News

Bota

Në cilat vende ndodhën më shumë refugjatë Ukrainas

Në cilat vende ndodhën më shumë refugjatë Ukrainas

Katër milionë njerëz nga Ukraina kanë ikur nga vendi që nga fillimi i luftës me Rusinë, sipas OKB-së.

Ndërkohë, gjashtë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës, që do të thotë se të paktën 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në total që nga 24 shkurti.

Polonia ka mirëpritur numrin më të madh të refugjatëve që nga 29 marsi, ndërsa të tjerët kanë ikur në Hungari, Moldavi dhe Rumani.

Të dhënat më të fundit të ndara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët:

Polonia ka pranuar 2,336,799 refugjatë ukrainas;

Rumania - 608.936;

Moldavia - 387.151;

Hungaria - 364,804;

Rusi - 350.632;

Sllovakia - 281.172;

Bjellorusia - 10,902.

Të fundit