Flash News

Bota

Në kufirin e Bosnjës me Kroacinë, emigrantët me sytë nga Evropa në prag të dimrit

Në kufirin e Bosnjës me Kroacinë, emigrantët me sytë

Qindra emigrantë - përfshirë fëmijë të vegjël, foshnja dhe të moshuar - janë vendosur në veriperëndim të Bosnjës, duke guxuar për të shkuar drejt Evropës Perëndimore.

Në kampet ku ata po qëndrojnë nuk u janë sigurauar as nevojat bazë, ku dhe uji ju mungon. Emigrantët po i përballojnë këto kushte, ndërsa dimri është duke ardhur.

Punonjësit e ndihmës thonë se emigrantët refuzojnë të lëvizin në kampe zyrtare, të organizuara në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë sa më afër kufirit kroat. Tashmë, shumë nga fëmijët janë të sëmurë, thanë ata.

Disa nga njerëzit atje janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në Kroaci dhjetëra herë, por janë kthyer mbrapsht nga policia kroate, e cila kohët e fundit u filmua duke dhunuar emigrantët me shkopinj dhe duke i kthyer ata në Bosnjë.

Autoritetet thonë se ata u transferuan atje sepse kampet zyrtare nuk janë aq afër kufirit dhe nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar transportin sa herë që përpiqen të hyjnë në Kroaci.

Enver Hafuric, nga grupi i ndihmës SOS - i cili shpërndante pajisje mjekësore dhe ushqime të ngrohta - tha se thirrjet për prindërit që jetojnë në terren për t'i sjellë fëmijët e tyre në kampe zyrtare kanë dështuar.

"Ata duan të jenë më afër kufirit, ata duan të largohen nga këtu, ata duan të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian", tha ai, raporton Euronews.

Të fundit