Flash News

Bota

Në mesin e luftës me Rusinë, Zelensky shpall programin e ri kundër korrupsionit në Ukrainë

Në mesin e luftës me Rusinë, Zelensky shpall programin e ri

Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Këshilli i Ministrave miratoi një program të ri kundër korrupsionit në Ukrainë. Presidenti i këtij vendi u shpreh se programi do të përfshijë “hapa sistematikë” që do të ofrojnë më shumë transparencë dhe mundësi ndërveprimi mes publikut dhe shtetit.

“Kabineti i Ministrave miratoi sot Programin Shtetëror Kundër Korrupsionit. Këto janë hapa sistematikë që do të rrisin transparencën qeveritare dhe do t’i japin mundësi publikut të ndërveprojë me shtetin”, tha Zelensky

Presidenti ukrainas përsëriti se synimet e tij ishin përgatitja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, rritja e furnizimit me armë për trupat ukrainase dhe forcimi i sanksioneve kundër Rusisë.

 

 

Të fundit