Flash News

Bota

Në urimin e Krishtlindjes, Biden përgëzon amerikanët për forcën ndaj Covid-19

Në urimin e Krishtlindjes, Biden përgëzon amerikanët

Presidenti i SHBA Joe Biden përgëzoi amerikanët për forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë pandemisë Covid-19, duke kërkuar "shpresë dhe rinovim" gjatë sezonit të festave.

Në fjalimin e tij të parë të Krishtlindjeve si president, Biden vlerësoi "guximin e madh, karakterin, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e të gjithë juve që shëroni, ngushëlloni, mësoni dhe mbroni dhe shërbeni në mënyra të mëdha dhe të vogla".

Biden, një katolik i devotshëm, vazhdoi, duke thënë se "për kombin, ne lutemi për premtimin që gjendet në Shkrimet e Shenjta, për të gjetur dritën në errësirë, e cila është gjithashtu ndoshta gjëja më amerikane për të bërë", raportojnë mediat e huaja.

Me amerikanët e goditur nga pandemia vdekjeprurëse dhe vështirësitë ekonomike të përkeqësuara nga inflacioni rekord, çifti presidencial është fokusuar në traditat e fundvitit për të dërguar mesazhe shprese dhe gëzim.

Të fundit