Flash News

Bota

Netanyahu javën e ardhshme takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Netanyahu javën e ardhshme takim me Trump në Shtëpinë e

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump më 3 shkurt, sipas njoftimeve nga faqja informative “Walla”, e cila citon burime izraelite dhe amerikane.

Takimi ka si objektiv diskutimin e mundësive për normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe, përfshirë Arabinë Saudite. Sipas raportimeve, Trump pritet të përdorë këtë mundësi për të shtyrë Netanyahu që të shmangë rifillimin e luftimeve.

Ndërkohë, dërguari i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të vizitojë Izraelin më 29 janar, ku do të takohet me Netanyahu dhe ministrin izraelit për çështje strategjike, Ron Dermer. Diskutimet pritet të përfshijnë çështjet e pengjeve, situatën në Liban dhe normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

Takimi i Netanyahu me Trump mund të varet nga gjendja e shëndetit të kryeministrit izraelit, i cili ka kaluar kohët e fundit një operacion.

Të fundit