Flash News

Bota

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu po dëshmon para një gjykate në Tel Aviv, në procesin gjyqësor të nisur ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.

Netanyahu është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del para një gjykate si i pandehur për akuza penale.

Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve dhe ka shkëmbyer favore me bashkëpunëtorë të pasur.

Netanyahu mohon të ketë shkelur ligjin dhe i ka cilësuar akuzat gjueti shtrigash.

Të fundit