Flash News

Bota

Netanyahu pranon planin amerikan të paqes për Gazën

Netanyahu pranon planin amerikan të paqes për Gazën

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi mbështetjen për planin amerikan për të ndalur luftën në Rripin e Gazës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ai ishte i kënaqur që edhe pala tjetër, Hamasi ka pranuar planin e presidentit amerikan, Joe Biden.

“Unë u takova me kryeministrin Netanyahu mbrëmë dhe ai konfirmoi angazhimin ndaj këtij propozimi”, tha Blinken.


Të hënën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë përkatëse të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën pajtohet edhe Hamasi. Blinken e quajti atë një shenjë premtuese dhe tha se përparimi në përpjekjet për të arritur një zgjidhje në Rripin e Gazës varej nga kjo lëvizje.

 

Të fundit