Flash News

Bota

Nevojë për armatime, SHBA miraton paketën e re të ndihmës për Ukrainën

Nevojë për armatime, SHBA miraton paketën e re të

SHBA-ja ka miratuar gati 2.7 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën, duke përfshirë 675 milionë dollarë furnizime me armë, ndërsa vendi vijon përballjen me agresionin rus.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi paketën në një takim me dhjetëra kolegë ministra në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani.

Ndihma ushtarake përfshin obus, municione, automjete Humvee, autoambulanca të blinduara dhe sisteme antitank.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar tashmë të paktën 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Austin tha se aleatët e Ukrainës duhet të angazhohen për të mbështetur vendin për aq kohë sa është e nevojshme dhe të jenë të përgatitur për të përshtatur llojin e mbështetjes së ofruar.

"Kjo do të thotë të lëvizim urgjentisht për të inovuar dhe për të nxitur të gjithë bazën tonë industriale të mbrojtjes për t'i siguruar Ukrainës mjetet që do t'i nevojiten," tha ai.

Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria e vendit të tij kishte kryer së fundmi sulme të suksesshme kundër forcave ruse që kontrollojnë zona të mëdha të Ukrainës në jug dhe në lindje dhe rimorën vendbanimet pranë qytetit verilindor të Kharkiv.

Presidenti rus Vladimir Putin mohoi, duke thënë: "Ne nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë".

Që nga pushtimi më 24 shkurt, OKB-ja ka regjistruar të paktën 5,718 vdekje civile, me 8,199 të plagosur, dhe më shumë se shtatë milionë ukrainas janë regjistruar si refugjatë në të gjithë Evropën. Një numër i panjohur i luftëtarëve janë vrarë ose plagosur.

Burimi: BBC

Të fundit