Flash News

Bota

New York shpall emergjencë për 'krizën' e emigrantëve

New York shpall emergjencë për 'krizën' e

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të trajtuar një “situatë krize” për shkak të fluksit të emigrantëve.

Më shumë se 17,000 kanë mbërritur në qytet nga kufiri jugor që nga prilli. Shtetet republikane si Teksasi, Arizona dhe Florida kanë dërguar emigrantë në zonat demokratike muajt e fundit, raporton BBC.

Është pjesë e një mosmarrëveshjeje me Shtëpinë e Bardhë pasi një numër i paprecedentë njerëzish mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë.

Që nga shtatori, mesatarisht pesë deri në gjashtë autobusë kanë mbërritur në qytet çdo ditë. Një në pesë persona në sistemin e strehimoreve të qytetit është aktualisht azilkërkues.

Shumë nga ata që vijnë janë familje me fëmijë të moshës shkollore dhe kanë nevojë serioze për kujdes mjekësor, tha ai.

Fluksi mund t’I kushtojë Nju Jorkut 1 miliard dollarë këtë vit fiskal dhe kryebashkiaku po bën thirrje për fonde federale dhe shtetërore për të ndihmuar me kostot.

“Njujorkezët janë të zemëruar”, tha kryebashkiaku Adams. "Edhe unë jam i zemëruar. Ne nuk e kemi kërkuar këtë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë marrëveshje për të marrë përsipër punën e mbështetjes së mijëra azilkërkuesve."

Të fundit