Flash News

Bota

Nga Maldivet, presidenti i Sri Lankës arratiset në Singapor

Nga Maldivet, presidenti i Sri Lankës arratiset në Singapor

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është larguar nga Maldivet për në Singapor, tha një burim i lartë sigurie në Colombo për CNN, ndërsa zemërimi rritet në vendin e tij, si pasojë e refuzimit për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Rajapaksa kishte pritur të siguronte një "avion privat" nga një anëtar i ngushtë i familjes në Colombo. Rajapaksa kishte qenë në Maldive për një ditë pasi u arratis nga Sri Lanka në orët e para të së mërkurës, në të njëjtën ditë që ai kishte thënë se do të jepte dorëheqjen.

Por deri të enjten, asnjë letër zyrtare e dorëheqjes nuk ishte marrë nga kryetari i parlamentit të Sri Lankës, duke ngritur pikëpyetje në lidhje  me vendimin.

Menjëherë pasi Rajapaksa u largua nga vendi, protestuesit sulmuan zyrën e Presidentit në detyrë Ranil Wickremesinghe për të kërkuar largimin e tij. Wickremesinghe u përgjigj duke thirrur një shtetrrethim mbarëkombëtar brenda natës.

Të enjten, Wickremesinghe u dha forcave të armatosura të Sri Lankës kompetenca speciale arrestimi dhe i udhëzoi ata të "ushtrojnë forcë" nëse është e nevojshme për të shpërndarë protestat në të gjithë vendin, tha zëdhënësi i ushtrisë, Nilantha Premaratne në një fjalim televiziv. Shumë protestues janë zotuar të vazhdojnë të protestojnë derisa të dy të largohen.

Të fundit