Flash News

Bota

‘Ngacmonte seksualisht punonjëset’, përfundojnë hetimet për guvernatorin e New York

‘Ngacmonte seksualisht punonjëset’, përfundojnë

Kanë përfunduar hetimet për Guvernatorin e New York, Andrew Cumo, të cilat provuan se ai ngacmonte seksualisht disa gra përfshirë punonjëset në zyrën e tij.

Sipas BBC News, Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James tha se Cuomo kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale. Vitin e kaluar, ai u akuzua për ngacmime seksuale ndaj disa grave.

Ai ka mohuar të ketë prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme dhe ka refuzuar thirrjet e demokratëve për t'u larguar. Raporti është rezultat i një hetimi disa mujor ku hetuesit folën me gati 200 persona, përfshirë stafin e tij dhe disa nga ata që bënë ankesa kundër guvernatorit.

Hetuesit shqyrtuan dhjetëra mijëra dokumente, tekste dhe fotografi. "Hetimi i pavarur ka arritur në përfundimin se Guvernatori Andrew Cuomo ngacmonte seksualisht shumë gra dhe duke vepruar kështu shkelte ligjin federal dhe shtetëror," tha prokurorja James.

Sipas James, në një rast, Cuomo dhe stafi i tij u hakmorën ndaj një ish-punonjësi i cili e akuzoi atë për keqbërje.

Gratë e tjera deklaruan se ishin puthur me guvernatorin ose ishin ulur në prehrin e tij. Thuhet se Cuomo arriti nën bluzën e një asistenteje për të kapur gjoksin e saj.

Në krye të akuzave për ngacmim, Cuomo akuzohet se kryesoi një "mjedis armiqësor dhe toksik të punës".

 

Të fundit