Flash News

Bota

Nis vaksinimi masiv në BE, Conte: Sot Italia rizgjohet

Nis vaksinimi masiv në BE, Conte: Sot Italia rizgjohet

Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia Alivernini dhe punonjësi i shëndetit social Omar Altobelli, ishin të parët në Itali që morën vaksinën kundër Covid-19, këtë mëngjes në Institutin Kombëtar për Sëmundjet Infektive Spallanzani në Romë.

Një moment që nuk mund të harrohet shprehet infermierja, ndërsa shtoi se rruga drejt përmirësimit të kësaj sëmundje është akoma e gjatë.

“Unë jam shumë krenare që u bëra pjesë e ndërgjegjësimit për të aplikuar vaksinën. Sot është fillimi i fundit në lidhje me sëmundjen e rëndë, por rruga mbetet ende e gjatë”, shprehet ajo.

Për fillimin e vaksinimit në Itali ka reaguar përmes një postimi në Twitter edhe kryeministri Giuseppe Conte, ku shkruan se "Sot Italia rizgjohet".

“Sot Italia rizgjohet #Dita e Vaksinës. Kjo datë do të mbetet me ne përgjithmonë. Do të fillojmë me punonjësit shëndetësorë dhe grupet më të prekshme dhe pastaj do të shtrijmë në të gjithë popullatën mundësinë e arritjes së imunitetit dhe mposhtjen përfundimtare të këtij virusi”, shkruan Conte.

Nis vaksinimi masiv në BE, Conte: Sot Italia rizgjohet

Edhe pse sot ka nisur zyrtarisht vaksinimi kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së, Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia filluan që prej ditës së djeshme. Në Gjermani personi i parë që mori dozën e Pfizer ishte 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla. 

 

 Më herët BBC shkroi se personi e pari që mori vaksinën e Pfizer/BioNTech ishte një punonjës shëndetësor në Hungari.

Të fundit