All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Nisin Lojërat Olimpike, në ceremoninë hapëse lejohen vetëm personalitete dhe të ftuar specialë

All - Paragraf - 1

Nisin Lojërat Olimpike, në ceremoninë hapëse lejohen

Kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike. Ceremonia e hapjes së tyre ka filluar në Tokio, duke u zhvilluar nën kushtet e pandemisë.

All - Paragraf - 3

Perandori i Japonisë Naruhito ishte midis atyre që morën pjesë në ceremoni, e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej rreth një vit më parë, por u shty për shkak të infeksioneve të rritura me Covid-19 në të gjithë botën.

Vetëm disa qindra personalitete dhe mysafirë specialë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe zonjën e parë të SHBA-së Jill Biden, u lejuan në stadiumin e ri kombëtar me kapacitet 68 mijë vendesh. Tifozët ndërkombëtarë dhe vendas janë të ndaluar.

Sponsorët kryesorë të këtij kompeticioni, duke përfshirë Toyota dhe Panasonic, vendosën të mos i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në aktivitetin e hapjes.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit